Terra Madre Terra Madre - Choose your language Ministero delle politiche agricole forestali Regione Piemonte Comune di Torino Slow Food
 
 Consenso privacy
Comunicati Italia
Terra Madre Ballkan 2010
 
Takimi i parë për Gadishullin Ballkanik i rrjetit të Terra Madre do të mbahet në Universitetin e Sofies (Bullgari) në 16-18 Korrik, 2010.
Terra Madre është takim botror i komuniteteve të ushqimit i organizuar nga Slow Food në vitin 2004 në Turin (Itali). Ky bën bashkë fermerët e vegjël e prodhuesit e ushqimeve me specialistët e ushqimit, akademikët dhe gjeneratën e re për të diskututar si të përmisojmë sistemin e ushqimit në mënyrë bashkpunuese dhe me prodhu ushqime në një mënyrë të qëndrueshme, të mirë, të pastër dhe me ndershmëri. Që nga takimi i parë, takimet kanë qënë mbajtur në nivel lokal dhe global, duke rezultuar në projekte që përkrahin shkëmbimin e njohurive përqark botës.

Terra Madre Ballkan 2010 është takimi I parë i tillë për të bashkuar komunitetet e ushqimit nga disa vende të të njëjtit rajon. Vendet e Ballkanit ndajnë midis tyre tradita të njëjta dhe unikale të ushqimit dhe kushte social-ekonomike të ngjashme. Për këtë, ruajtja e trashëgimninsë së tyre rurale ka nevojë për përpjekje të përbashkëta dhe në kohën e duhur përtej kufijve nacional.

Sot si Slow Food dhe rrjeti Terra Madre janë të rrënjosur mirë në rajon dhe formojnë një grup të gjërë aktorësh që numërojnë më shumë se 500 antarë të Slow Food, 9 Slow Food Presidia, 47 komunitete të ushqimit Terra Madre, 8 programe edukimi të ushqimit dhe shijes në shkolla dhe 20 shefa. Slow food mbështet direkt mbi 20 projekte në vende të ndryshme të rajonit, që variojnë nga prodhuesit e vegjël artisan që përballen me zhdukjen nga hartaa e proddukteve locale, nga mbështetja e zinxhirëve furnizuesve lokal tek iniciativat e edukimit të shijes së ushqimit në shkolla.

Rrjeti Ballkanik do të mblidhet në Sofie për të diskutuar çështje të rëndësishme të ushqimit, forcimin të lidhjeve, dhe shkëmbimin e aftësive dhe eksperiencave. Do të ketë konferenca dhe workshope të fokusuara në prodhimin e ushqimeve të qëndrueshme, rolin e ushqimeve në konservimin në natyrë, ngritjen e ndërgjegjes konsumatore përmes ushqimit dhe edukimit të shijes, zhvillimin e turizmit rural, dhe përkrahjen e trashëgiminisë së pasur gastronomike të rajonit. Mbi 160 delegatë nga 10 vende do të marrin pjesë: Shqipëria (10 përfaqësues), Bosnja e Herzegovina (25), Bullgaria (44), Croacia (8), Greqia (5), UNMIK Kosova (3), Maqedonia (15), Rumania (30), Serbia (8), dhe Turqia (8).

Si pjesë e programit do të jetë dhe një ekspozitë e organizuar në Kopështin Botanik të Sofies, me disa aktivitete në publik të hapur: nga shijimet e ushqimeve dhe demonstrimet e guzhinave tek aktivitetet për fëmijët dhe të rinjtë si “Udhëtim në origjinën ë Shijes”.

Ky aktivitet është organizuar nga Shoqata e Slow Food Convivia në Bullgari nën kujdesin e Dr. Miroslav Naidenov, Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit. Aktiviteti është mbështetur nga Slow Food International, Ministria e Bujqësisë e Bullgarisë, Bashkia e Sofies, Universiteti i Sofies dhe Programi Lindje-Lindje i Partneritetit përtej Kufijve i Institutit të Shoqërisë së hapur – Sofe. Visa Club do të mbështesë me logjistikë organizimin e aktivitetit.

Për më shumë informacion
www.slowfood.com
www.terramadre.org
www.slowfoodfoundation.org

Michele Rumiz
Slow Food – Coordinator për vendet e Ballkanit
+39 0172 419 746; m.rumiz@slowfood.it

Elisa Virgillitto
Slow Food – Zyra e shtypit
+39 0172 419 666, e.virgillito@slowfood.it

Dessislava Dimitrova
Kordinatore e aktivitetit dhe Konsull e Slow Food International Councillor
+359 885 432 540; dessidim3010@gmail.com
 
 
Fondazione Terra Madre C.F. 97670460019 • Note legali Powered by Blulab